Punonjësit e Higjienës komunale protestojnë për largimet e kolegëve nga puna dhe degradimet që ua bën ndërmarrja

    Sot dhe në ditët në vazhdim mbeturinat nëpër rrugë nuk do të mblidhen dhe shportat e mbeturinave do të vazhdojnë të duken kështu.

    Kjo pasi një grup i të punësuarve në Higjienën Komunale të premten para mesnate kanë ndërprerë punën në shenjë proteste për shkak të siç thonë “largimeve nga puna të një numri të madh të të punësuarve” dhe degradimeve tjera nga drejtuesit aktual të ndërmarrjes.

    “Para një jave kemi bërë një revoltë të vogël me vozitësit dhe me punëtorët, e kemi thirr sindikatin, për pagat I kena katastrofë, kushtet I kemi katastrofë, na mungojnë shumë gjëra dhe drejtoresha jonë ka kërkuar kërkesë me shkrim. Kërkesat kanë qenë për të rritur pagat, me na u pagujt rruga dhe ushqimi dhe të përmirësohen ksuhtet e punës, prej në kamionë deri shportat e mbeturinave, jemi pa kushte. Drejtoresha ka marrë vendim dje pas dite, para përfundimit të punës, e ka përzënë sindikatën prej punës dhe shumë kolegë të tjerë…. Kryetarin e sindikatës së higjienës komunale, Deli Dardhishta, është qe 35 vjet I punësuar dhe është kryetar I sindikatës së Higjienës komunale”, deklaroi Rexhep Miftari, punëtor në Higjienën komunale.

    “Na kërcënohet si të jemi të burgosur këtu, i nxjerr njerëzit nga puna pa i pyetur fare, diktatura të tilla as në burgje nuk ekziston ”, tha punonjës në higjienën komunale

    “Prej mbrëmë jemi këtu pa gjum, na bën ‘dilni në punë, mblidheni mbeturinat sepse për këtë jeni të punësuar’m sjellje, për mendimin tim është sjellje e rrugës…Na akuzon, na nënçmon, na kërcënon, ju nuk i mbroni interesat e juaja por të tjetërkujt. Nëse nuk dilni sot në punë, të hënën mos ejani se do ta thirr administratën dhe do tua bëj vendimet e e fletlëshimit nga puna….U kërkojmë falje qytetarëve që prej mbrëmë 22, e deri në këto momente nuk janë hequr mbeturinat nga rruga, dhe derisa ta rregullojmë, do t’i kisha lut qytetarët të kenë mirëkuptim ndaj nesh, të na kuptojm edhe neve se në çfarë gjendje jemi” – Sadat Kakrruki, punonjës në higjienën komunale

    Drejtoresha e Ndërmarrjes Kosana Mazneva tha se punëtorët po shkaktojnë probleme artificiale të motivuara politikisht. Lidhur me largimet ajo tha se shfrytëzon të drejtën për të vendosur rregull në ndërmarrje. Ajo madje tha se në policia ka denoncuar disa nga të punësuarit.

    Ndërmarrja, Higjiena Komunale nga muaji korrik 2022 drejtohet Kosana Maznena, e cila në këtë post ka zëvendësuar Zudi Kokën, i cili ishte shkarkuar nga detyra nga kryetarja e Qytetit, Danella Arsovska pas incidedentit në sheshin “Skënderbeu”. Në ndërmrrjen komunale pati protesta edhe në nëntor të vitit 2022 pasi drejtorja Maznena nuk i vazhdoi kontratat e punës 112 personave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Instituti Arbën Xhaferi: Francezët dhe gjermanët kundër zgjerimit të BE-së (Tabelë)

    Lajmi i rradhës

    Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë përballet me mungesë të personelit mjekësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë