IRL: Sekretet zvicerane (Video)

    Blagoj Mehanxhiski

    Përgatiti | Adrian Kerimi

    Laboratori i Reporterëve Hulumtues në hulumtimin e fundit ka informuar për: “Lindja e perandorisë Zegin – llogaritë zvicerane, fondet islandeze të falimentuara dhe një privatizim i gjatë”. Nistori e sjell për lexuesit shqiptarë këtë investigim të përgatitur nga IRL.

    Blagoj Mehanxhiski është i njohur për publikun si pronar i zinxhirit të parë privat dhe më fitimprurës të farmacive në këtë vend. Ai e quan veten njeri i popullit. Zakonisht në media do të lexoni vetëm të mira për të dhe kompaninë “Zegin”. Në hetimin e tyre konstatohet se: “Majati farmaceutik thotë se nuk ka dinar në bankë. Por të dhënat e nxjerra nga “Credit Suisse” zvicerane do të na çojnë në gjurmët e para të parave të përdorura për të ndërtuar një nga markat kryesore kombëtare – Perandorinë Zegin”.

    Sipas tyre: “Kërkimi nëpër llogaritë e zbuluara të “Credit Suisse” kthen në vitin 2006 – një muaj para zgjedhjeve parlamentare kur Buçkovski vendosi të shesë “City Farmaci”. Nga baza e të dhënave të siguruara nga banka në Cyrih, të gjitha llogaritë Blagoj Mehanxhiski i ka hapur në janar të vitit 2007. Dy janë regjistruar më 12 janar në emrin e tij personal dhe i treti i është hapur më 25 janar në emër të një personi juridik, nënshkrues i të cilit është Mehanxhiski.

    Shumat maksimale për secilën llogari individualisht janë 3.5 milionë franga zvicerane, si dhe pesë milionë e 13.3 milionë franga. Në një bisedë telefonike për IRL, Blagoj Mehanxhiski konfirmoi se llogaritë ekzistojnë, por tha se të gjitha janë llogari të fondit “Milestone”, dhe jo personale. Vetëm gjashtë muaj pasi islandezët blenë aksione në “Zegin”, Blagoj Mehanxhiski hapi tre llogari në “Credit Suisse” në janar. Njëra prej tyre do të ketë pesë milionë franga ose pothuajse aq para sa fondi “Milestone” i ka paguar Zeginit. IRL në Regjistrin Qendror kërkoi një inspektim të të gjitha kompanive të lidhura me familjen Mehanxhiski. Perandoria “Zegin” ka një kompani aktive dhe disa të likuiduara.

    “Ne kemi marrë qindra dokumente që tregojnë se kush është pronari aktual i kompanisë, të gjitha ndryshimet që janë bërë dhe pasqyrat financiare që nga krijimi i saj”, konstatohet në hulumtimin e IRL.

    IRL u referohet edhe dokumenteve: “Vetëm një ditë pas hapjes së llogarisë së tretë në bankën zvicerane, pra më 26 janar 2007, Mehanxhiski si person fizik intensifikon aktivitetet e tij afariste dhe blen një pjesë të kantinës “Lozar” nga Velesi për 1,1 milion euro. Një muaj pas hapjes së llogarisë së fundit, ai do të blejë më shumë aksione në “Gradski Apteki”, këtë herë do të jetë pakoja e aksioneve të punëtorëve. Me ortakët nga “Milestone” në korrik të vitit 2007 do të hapë edhe një kompani tjetër të përbashkët – “MM Investment” në të cilën Mehanxhiski dhe “Milestone” do të investojnë nga 2,2 milionë euro dhe pas një muaji do ta rrisin kapitalin e kompanisë edhe për dy të tjera.

    Veprimtaria fillestare e “MM Investment” është tregtia me shumicë e produkteve të qumështit, vezëve, vajrave dhe yndyrave për ushqim dhe më pas shndërrohet në një kompani (holding) që bëhet pronare e pronës së kantinës së verës “Lozar”.

    IRL është vendimtare: “Para të derdhura ilegalisht nga Islanda të investuara në “Zegin”. Hulumtimi i IRL mbyllet me thirrjen ndaj autoriteteve për të marrë në konsideratë dyshimet për keqpërdorime nga familja Mehanxhiski dhe të procedohet ndaj tyre penalisht. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    TETOVARËT NË PROTESTA – Kundërshtojnë hapjen e kazinove në afërsi të institucioneve arsimore

    Lajmi i rradhës

    Çfarë fshihet pas mesazhit të profesoreshës dhe çfarë do të thotë heshtja e drejtoreshës?! (Video)

    Lajme tjera

    Moti sot në RMV

    Moti sot pritet të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë