Ish-kryeministri Zaev: Bullgaria është mike dhe duhet ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut

    Ish-kryeministri Zoran Zaev është shprehur se kontesti që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë është më i lehtë në krahasim me atë që kishte me Greqinë.

    “Marrëveshja e Prespës kërkonte zgjidhje kreative për mbylljen e çështjeve me rëndësi historike. Kontesti bullgar është sfidë më e vogël se ajo me Greqinë. Besoj se Bullgaria do të gjejë forcë dhe do ta tejkalojë veten”, deklaroi Zaev.

    Ai u shpreh se Bullgaria është mike dhe ky shtet duhet ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut për shkak se nuk është interes vetëm i Maqedonisë të jetë pjesë e BE-së, por i gjithë rajonit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    UEFA mendon heqjen e sanksioneve ndaj klubeve dhe kombëtares ruse

    Lajmi i rradhës

    Në RMV shtrenjtohen edhe kreditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë