Ish-sekretari i NATO-s Robertson: Bullgaria t’i dëgjojë miqt e saj dhe të heqë bllokadën ndaj RMV-së

    Ish -sekretari i përgjithshëm i NATO -s Xhorxh Robertson gjatë fjalimit të tij me rastin e 20 vjetëve të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndër të tjera i  bëri thirrje Bullgarisë të heqë bllokadën në rrugën e integrimit evropian të vendit.

    “Kur Bullgaria kërkonte anëtarësimin në BE dhe NATO, ata kishin miq të mirë tek unë dhe në selinë e NATO -s. Bullgaria si fqinje kishte përfitim të madh nga Marrëveshja e Ohrit. Nëse konflikti do të kishte vazhduar në mënyrën tradicionale siç përfundon në Ballkan, Bullgaria do t’i kishte ndjerë ato valë dhe do t’i ndjente edhe sot e kësaj dite. BE -ja e sotme përbëhet nga vende që kanë qenë armiqësore për vite e shekuj. Por triumfi i epokës sonë është se këta armiq sot ulen së bashku në këtë union të jashtëzakonshëm të vendeve të lira dhe të integruara. Maqedonia meriton të jetë atje dhe shpresoj se Bullgaria do të dëgjojë kërkesat unanime të miqve të tyre dhe do të heqë bllokadën ndaj Maqedonisë”, deklaroi Robertson.

    Thirrje të ngjashme në vazhdimësi kanë bërë funksionar dhe ish-funksionar të lartë në BE, por Bullgaria sërish nuk ndrysh po qëndrim karshi Maqedonisë së Veriut.

    Përndryshe më 22 qershor Bullgaria konfirmoi qëndrimin e saj për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në takimin e rregullt të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, duke mbetur e hapur për dialog konstruktiv me presidencën sllovene me Këshillin e BE-së në gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme. Vetoja bullgare megjithatë bllokoi të dy vendet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin eurointegrues.

    Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje të historisë dhe të gjuhës maqedonase, ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi paraprakisht dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

    Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndodhë kur e mbushni veturën me derivate të gabuara?!

    Lajmi i rradhës

    Rama e Berisha u flasin dy audiencave përjashtuese të njëra-tjetrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë