Rama e Berisha u flasin dy audiencave përjashtuese të njëra-tjetrës

    EDUARD ZALOSHNJA

    Deri kur Fatos Nano u lar gua përfundimisht nga skena politike shqiptare nuk kisha bërë ndonjë sondazh të mirëfillte politik në Shqipëri (deri atëherë merresha kryesisht me studime statistikore në SHBA).

    Duke filluar nga 2007-ta kam bërë qindra sondazhe politike në Shqipëri (shumica private e disa publike). Qysh atëherë Rama dhe Berisha kanë dominuar qartazi në sondazhet e mia – Meta e Basha rrallë kanë pasur ndonjë “spike” të përkohshme statistikore në kurbat e opinionit publik.

    Ne këto ditë të qeta gushti bëra një përmbledhje të të gjitha sondazheve që kam zhvilluar në Shqipëri (private e publike) dhe i përmblodha në mënyrë sintetike në një grafik (shihni grafikun shoqërues).

    Sondazhet e mia ndër vite tregojnë se ka një vijë demarkacioni të qartë mes atyre që kanë pasur opinion pozitiv për Ramën e atyre që kanë pasur opinion pozitiv për Berishën. Për shumicën dërrmuese të pyetjeve që kam bërë ndër vite, “ramistët” kanë dhënë përgjigje të kundërta me “berishistët” dhe anasjelltas. Shumë rrallë ka qëlluar që të ketë një ndërthurje të vogël të përbashkët në përgjigjet e këtyre dy segmenteve elektorale.

    Një shembull mund ta sjell nga sondazhi që bëra fill pasi Rama shtrëngoi duart me Berishën në dyert e Spitalit Ushtarak (kur të dy vizituan të sapoplagosurit e Gërdecit). Një shembull tjetër është ai pas marrëveshjes për ndryshimin e Kushtetutës në vitin 2008.

    Aktualisht, “ramistët” dhe “berishistët” janë më të ndarë se kurrë në opinionet e tyre.

    Të parët duan ta shohin Berishën sa më larg Kuvendit (e mundësisht në burg), ndërsa të dytët duan ta shohin sa më afër Ramës në sallën e Kuvendit, duke përplasur shpatat retorike edhe katër vjet me të./Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Ish-sekretari i NATO-s Robertson: Bullgaria t’i dëgjojë miqt e saj dhe të heqë bllokadën ndaj RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Open Balkan, mirëqenie patriotike e jo simbolikë nacionaliste

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë