Qendër Zhupa sërish pa kryetar komune

    Edhe pas votimit të serishëm, banorët e Qendër Zhupës nuk zgjodhën kryetar komune. Sipas Shtabeve zgjedhore të kandidatëve edhe këtë herë nuk është siguruar konsensus i nevojshëm prej 1/3 nga trupi i përgjithshëm zgjedhor prej 7 077 votuesve.

    Në zgjedhjet lokale më 17 tetor vitin e kaluar të drejtë vote kanë pasur 7 317, ndërsa e kanë realizuar 25,77 për qind.

    Dita e sotme zgjedhore ka kaluar pa probleme në të gjitha 16 vendvotimet.

    Që të votojnë kishin arrit rreth 700 mërgimtarë të kësaj zone që jetojnë dhe punojnë në Itali.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski reagon ndaj Vanço Mihajlovit: “Ai është bashkëpunëtor i dëshmuar i Hitlerit”

    Lajmi i rradhës

    Ish-zyrtari i policisë dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e ministrit të Brendshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë