IShT: Nuk ka nevojë të krijohen rezerva të vajit nëpër shtëpi, ka vaj mjaftueshëm

    Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Aneta Simeska Dimovska në daljen e saj në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se vendi ka rezerva të mjaftueshme të vajit për gatim dhe se qytetarët nuk kanë nevojë të grumbullojnë në shtëpitë e tyre.

    “Ajo që ne kemi si informacion të dokumentuar me numra është se nuk ka vend për panik. Nuk do të mungojë vaji i gatimit, nuk ka nevojë të krijohen rezerva. Ajo që prodhuesit e kanë në magazinë aktualisht është menjëherë e gatshme për prodhim për së paku tre muaj, përveç kësaj ata kanë lëndë të parë edhe për tre muaj”, tha Simeska Dimovska.

    Çmimi i vajit në Maqedoni nuk do të jetë më shumë se 110 denarë

    Varësisht nga prodhuesit dhe sa litra do të jetë vaji i vendosur në shishe, çmimi i vajit për gatim pritet të shëtit maksimalisht deri 110 denarë.

    “Për momentin çmimi i vajit formohet në bazë të vendimit që e mori qeveria ku shitja me pakisë është e njëjtë me çmimin e shitjes me shumicë”, sqaroi Simeska Dimoska.

    Siç theksoi ajo, çmimi i vajit nuk do të jetë më shumë se tani dhe maksimalisht do të shitet deri në 110 denarë.

    Kujtojmë se Maqedonia e Veriut hoqi TVSH-në për ushqimet bazë ushqimore duke përfshirë edhe vajin për gatim.

    Lajmi Paraprak

    Si të mbrohemi nga lajmet e rreme?

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia në vendin e 89-të si shteti më i lumtur në botë, Finlanda radhitet e para

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë