Maqedonia në vendin e 89-të si shteti më i lumtur në botë, Finlanda radhitet e para

    Për të pestin vit me rradhë Finlanda është shpallur shteti më i lumtur në botë, në rangimin që e bën tashmë 10 vite OKB-ja me rastin e Ditës ndërkombëtare të lumturisë, që shënohet më 20 mars. Finlanda, si dhe shtetet tjera skandinave, ka marrë vlerësime shumë të larta për të gjitha parametrat nga raporti botëror për lumturinë, si jetëgjatësia, BPV për kokë banori, mbështetja sociale dhe korrupsioni i ulët.

    Pas Finlandës, radhiten Danimarka dhe Islanda, më pas vijnë Zvicrra, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e re.

    Ndërkaq, Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e 89-të në listën që ka përfshirë 146 shtete. Në rajon më së mirë qëndron Sllovenia në vendin e 22.

    Në fundin e listës, si shtete më të palumtura në botë figurojnë Afganistani, para Libanit, Zimbabve, Ruanda dhe Bocvana.

    Lajmi Paraprak

    IShT: Nuk ka nevojë të krijohen rezerva të vajit nëpër shtëpi, ka vaj mjaftueshëm

    Lajmi i rradhës

    “Kush mbjell uri, do korrë revoltë”! Në Shqipëri protestohet kundër rritjes së çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë