Italia, vendi i parë i BE që miraton rregulla për përdorimin dhe mbikëqyrjen e IA

    Italia është bërë vendi i parë i Bashkimit Europian që ka miratuar një ligj që rregullon përdorimin e inteligjencës artificiale.

    Sipas ligjit të ri, ata që e përdorin teknologjinë për të shkaktuar dëm, si vjedhja e identitetit, mashtrimi, përhapja e imazheve të rreme të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, mund të dënohen deri në 5 vjet burg.

    Italia vendos gjithashtu rregulla më të rrepta për transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore të përdorimit të teknologjisë në vendet e punës, si dhe në një sërë sektorësh si kujdesi shëndetësor, arsimi, drejtësia dhe sporti.

    Ndër të tjera, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë nevojë për pëlqimin e prindërve për të përdorur inteligjencën artificiale.

    Në lidhje me të drejtën e autorit, ligji përcakton se veprat e krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale mbrohen nëse ato burojnë nga një përpjekje e vërtetë intelektuale, ndërsa përdorimi i tekstit dhe të dhënave të gjeneruara nga inteligjenca artificiale do të lejohet vetëm për përmbajtje jo të mbrojtur me të drejtë autori ose kërkime shkencore nga institucionet e autorizuara.

    Qeveria e kryeministres Giorgia Melonit tha se legjislacioni, i cili përputhet me Aktin historik të Bashkimit Europian për Inteligjencën Artificiale, është një hap vendimtar në ndikimin e mënyrës se si përdoret Inteligjenca Artificiale në të gjithë Italinë.

    Qëllimi i kësaj nisme është të promovohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale i kontrolluar nga njeriu, në mënyrë transparente dhe të sigurt, paralelisht me inovacionin, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e pavarësisë.

    Lajmi Paraprak

    Kurti për institucionet shëndetësore e arsimore serbe në Kosovë: do të punojmë për t’i bashkuar në një sistem të vetëm

    Lajmi i rradhës

    Schieder: Vuçiqit po i vjen fundi, Serbia sot është si në kohën e Millosheviqit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë