Ivanovska: Rreth 20 për qind të parashteresave, të cilat i merr KSHPK-ja, kanë të bëjnë me jurisprudencën

     Rreth 20 për qind nga parashtresat që i merr Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit nga qytetarët kanë të bëjnë me jurisprudencën, tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.

    Në hapjen e debatit publik “Hulumtimi dhe analiza e gjendjes me korrupsionin në jurisprudencë”, në organizim të KSHPK-së, Ivanovska, porositi se konfirmim për këtë janë edhe rezultatet nga hulumtimi i sivjetshëm të Barmetrit ballkanik 2021, të zbatuar nga Këshilli rajonal për bashkëpunim, ku u konfirmua se 81,1 për qind nga qytetarët vlerësojnë se gjyqësia është më e korruptuara.

    “Nëse është për ngushëllim, kjo përqindje është pak më e vogël se vitin paraprak. Hulumtimi i zbatuar nga Instituti republikan ndërkombëtar – IRI në periudhën mars-prill 2021, po ashtu ka shënuar gjendje brengosëse në këtë sferë, që ishte shkak për organizimin e këtij debati”, deklaroi Ivanovska.

    Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në fjalimin hyrës tha se përgjegjësia për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për luftë kundër korrupsionit është përgjegjësi për të gjithë ne dhe se është mirë që KSHPK-ja sot i bashkoi të gjithë ata të cilët duhet të jenë rojtarë të shtetit juridik, sundimit të së drejtës dhe demokracisë, respektivisht të gjithë faktorët në sistemin jurdik, prej të cilëve pritet zbatimi i drejtësisë.

    “Për gjendjen në jurisprudencë, të cilën e kemi hasur dhe trashëguar, më shumë se e nevojshme ishte të reagohet me reformat të thella dhe ndryshime sistematike. Këtë edhe e kemi bërë. Me dokumentet e miratuara strategjike, si Strategjia për reforma në sistemin e jurisprudencës dhe Strategjia kombëtare për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave – 2021-2025 në pjesën e përkushtuar të Jurisprudencës, kemi vendosur vulë për fillimin e përparimit të sistemit gjyqësor dhe funksionimit të tij. Gjatë periudhës së kaluar, janë miratuar edhe ligje reformuese në drejtim të përforcimit të pavarësisë së gjyqësisë dhe prokurorisë publike dhe përforcimin e mekanizmave për parandalimin e rregullave të sjelljes së gjykatësve dhe prokurorëve publikë. Si ministri, kemi inicuar edhe numër të madh të aktiviteteve për zbatimin e rekomandimeve të GREKO-s, që u njoh edhe gjatë vlerësimit të fundit të Raportit të tyre. Me miratimin e Ligjit për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave, nga viti 2019, në përgjithësi u përforcua korniza juridike për pengimin e korruposionit dhe përplasjes së interesave për të gjitha kategoritë të personave zyrtarë, duke i përfshirë edhe gjykatësit dhe prokurorët publikë”, deklaroi Mariçiq.

    Implementimi këtyre masave, tha ai, është ajo që duhet të sigurohet që ato masa të funksionojnë në praktikë dhe ligjet të vlejnë për të gjithë njëjtë.

    Në mënyrë shtesë, tha Mariçiq, me Planin për luftë kundër korruposionit dhe Agjendës Evropa në shtëpi, Qeveria parashikon ekipimin dhe digjitalizimin e prokurorisë publike, këmbimin elektronik të të dhënave mes institucioneve për zbatimin më efikas të hetimeve dhe koordinim më të mirë.

    Zëvendës drejtoresha e programit të Institutit republikan ndërkombëtar – IRI për Maqedoninë e Veriut, Ilina Mangoav, potencoi se gjyqësinë e ndjekin gjatë 5-6 viteve të fundit dhje ajo në mënyrë të vazhduedshme gjendet në fundin e besimit.

    “Vetëm 23 për qind të qytetarëve janë shprehur se kanë besim në gjyqësi, përkundër 76 për qind të cilët kanë thënë se jo. Kjo është gjendje e vazhdueshme dhe rritja është minimale”, deklaroi Mangova.

    Viteve të fundit, tha ajo, gjëja e vetme pozitive që sipas tyre mund të vërehet, është një barazim i mosbesimit edhe mes maqedonasve etnikë, edhe mes shqiptarëve etnikë.

    Sektori i jurisprudencës është veçuar edhe si i posaçëm me shumë rrezik të lartë nga korrupsioni në Strategjinë kombëtare për luftë kundër korruposionit dhe përplasjes së interesave 2021-2025 të KSHPK-së.

    Pikëpamjet përfundimtare nga debati do të dorëzohen deri te organet kompetente./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria dorëzoi në Kuvend Propozim/Ligjin për shtetësi

    Lajmi i rradhës

    Këto janë 6 ushqimet më të shëndetshme në planet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë