Izari: Për komunën e Zhelinës premtoj ujësjellësin nga Mali Sharr

    Kandidati i BDI-së në komunën e Zhelinës, Fatmir Izairi në tubimin qendror të mbajtur në fshatin Zhelinë ka folur për programin politik të tij gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar. Izairi ka premtuar para banorëve të kësaj komune një ndër projektet kapitale, gjegjësisht ujësjellësin nga Mali sharr, njofton Nistori.

    “Ajo që dua të veçoj në këtë program është ujësjellësi nga Mali sharr për katër komunat, Vrapçisht, Bogovinë, Bërvenicë dhe Zhelinë.” – ka theksuar Fatmiri.

    “Gjërat nuk marrin kuptim nëse nuk krahasohen. Andaj mjafton t’ia hedhni një sy vendbanimeve të komunës tonë. Ta krahasoni si ishte dhe si është tani. Diferenca e madhe me një kahje të thellë negative të lëvizjes së punëve në komunën tonë është motivimi im, që t’i vazhdoj proceset që për fat të keq u ndërprenë. E për fatin edhe më të keq edhe atë që ndërtuam nuk arritën dot së paku ta mirëmbajnë. Diferenca është sot gjelbërimi i tharë, mbeturina kudo, rrugë të papastruara e shumë e shumë probleme të tjera që kanë qenë pjesë e jetës sonë në këto katër vitet e fundit.”

    Izairi u bëri thirrje të gjithë banorëve që të veprojnë drejtë dhe të votojnë blertë. Përndryshe Izairi do të jetë në garë me kandidatin Blerim Sejdiu nga radhët e Lëvizjes Besa, Mahir Ziberi – ASH dhe Medin Izari – PDSH. Dita e zgjedhjeve do të jetë më 17 tetor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndizet alarmi për përmbytje në RMV, komunat të fokusuara në zgjedhjet lokale

    Lajmi i rradhës

    Si të shpëtojmë nga milingonat e shtëpisë me mënyra natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë