Ndizet alarmi për përmbytje në RMV, komunat të fokusuara në zgjedhjet lokale

    Gazetar | Adrian Kerimi 

    Maqedonia e Veriut rrezikon përmbytje të pjesshme në nivel territorial. Qendra për Menaxhim me Kriza tashmë disa ditë ka ngritur alarmin deri tek krerët e komunave që të bëjnë kujdes si pasojë e përkeqësimit të motit. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov thotë se zonat urbane duhet përgatitur për përmbytje të mundshme paraprakisht, që më pas pushteti lokal të mos gjendet në situatë të pa pritshme, shkruan Nistori.

    Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza
    “I paralajmëroj kryetarët e komunave të kujdesen, pavarësisht fushatës zgjedhore, t’i pastrojnë kanalet që janë në kompetenca komunale. Ato janë pjesët urbane të qytetit. Jashtë zonave urbane është kompetence e ndërmarrjeve publike për menaxhimin e ujërave. Ata janë duke punuar intenzivisht në terren edhe pse ballafaqohen me mungesë mekanizmi. Punojnë në pastrimin e zonave të cilat do të thithin ujërat të cilat mund të krijohen nga përmbytjet”.

    Angellov thotë se rëndësi duhet t’i kushtohet edhe zonave të thata në nivel mbidetar më të ulët, pasi ato mund të paraqesin problem nëse grumbullojnë reshjet dhe më pas shpërthejnë.

    Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza
    “Nuk po flas për përmbytje biblike ku do të zhduket në ujë e gjithë Maqedonia, por flas për përmbytje rreth shtretërve të lumenjve, burimeve ujore dhe zonave të thata që nuk kanë ujë por si pasojë e shirave të forta mund të mbushen dhe të krijojnë përmbytje në hapësira publike dhe shtëpitë e qytetarëve tanë. 

    Rëndë mund të preket edhe bujqësia. Për këtë arsye duhet merren masa parandaluese.

    “Njerëzve që nuk jetojnë nga bujqësia nuk iu bëhet vonë, por ata që varen nga prodhimtaria bujqësore mund të preken rëndë. Nëse u preket toka pjellore atyre qytetarëve, nga çfarë do të jetojnë?”, deklaron Angellov për Nistori.

    Maqedonia e Veriut ditëve në vijim do të jetë nën ciklonin e të reshurave fillestare të vjeshtës. Reshjet verore edhe pse të pakta krijuan përmbytje sporadike kryesisht në zona rurale, ndërsa muajin e kaluar si pasojë e të reshurave përmbytje u regjistruan në Veles, Tetovë dhe rajonin e Kumanovës.

    Në 10 ditët e ardhshme sinoptikët kanë parashikuar të reshura intenzive me probabilitet 70-100 për qind dhe ulje të temperaturave nën 11 gradë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mamuti: Nijeti jonë është i pastër, brenga e një keq qeverisje 12 vjeçare e BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Izari: Për komunën e Zhelinës premtoj ujësjellësin nga Mali Sharr

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë