Izraeli bombardoi ndërtesën e medieve Al Jazeera dhe AP në Gaza (Video)

    Foto: AFP News Agency

    Një sulm ajror izraelit sot ka shkatërruar ndërtesën e televizionit Al Jazeera, me bazë në Katar, dhe të agjencisë amerikane të lajmeve “The Associated Press” në Rripin e Gazës. Sulmi u raportua nga agjencia franceze e lajmeve AFP, përcjell Nistori.

    Izraeli ka “shkatërruar kullën Jala në Rripin e Gazës, në të cilën gjendeshin Al Jazeera dhe zyra të tjera ndërkombëtare të shtypit”, shkruan Al Jazeera në Twitter, duke shtuar se një gazetar i AP-së ka raportuar se ushtria e kishte paralajmëruar pronarin e ndërtesës përpara sulmit.

    Përndryshe, ka reaguar presidenti i AP dhe CEO Gary Pruitt, duke vlerësuar se ky është një zhvillim tepër shqetësues. Ai poashtu ka kërkuar përgjegjësi nga shteti Izraelit rreth sulmit ajror ndaj ndërtesës ku ishin të strehuar gazetarë të AP-së dhe agjencive tjera të lajmeve në Gaza. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Për shkak të gjendjes së sigurisë, MPJ kërkon nga qytetarët e RMV-së të shmangin udhëtimet në Izrael

    Lajmi i rradhës

    E drejta katragjyshërore e palestinezëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë