Jakimovski për Mickoskin: Gënjeshtar, manipulues dhe jo i sinqertë

    Kryetari i Komunës së Karposhit dhe lideri i OQM-it, Stevçe Jakimovski, beson se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me vetëdije po kërkon zgjedhje paralele, sepse, siç thotë ai, e din se do t’i humbë zgjedhjet presidenciale dhe do të jetë në rrezik serioz për të humbur edhe ato parlamentare.

    “Tani i gjori është i trembur sepse fillimisht janë presidencialet, pastaj ato parlamentare. Pastaj do të jetë në rrezik serioz, dhe për këtë arsye kërkon që ato të jenë në një paketë. Ai bën gjithçka për të ardhur në pushtet. Mendoj se përfaqësuesit e pushtetit nuk do t’ia mundësojnë”, tha Jakimovski mbrëmë në emisionin “Click Plus”.

    Lidhur me qëndrimin e Mickoskit se 100 deri në 150 mijë diferencë në raundin e parë do të fitojë kandidati i VMRO-DPMNE-së ndaj atij të LSDM-së dhe BDI-së, Jakimovski pyet: “Cila është ajo parti që teston 20 veta”.

    “Një parti nuk mund të ketë 20 kandidatë dhe ai thotë se është i sigurt. A nuk është qesharake për një parti?”, theksoi Jakimovski.

    Kryetari shpjegoi edhe se cili është, sipas tij, dallimi mes Mickoskit dhe ish-kryeministrit dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

    “Gruevski është dekoruar me ndershmëri në komunikim, ndërsa Mickoski është dekoruar me pasinqeritet, ai shpesh di të gënjejë, di të manipulojë, gjë që nuk ishte karakteristikë e Gruevskit”, tha Jakimovski.

    Lajmi Paraprak

    Në Europë bien çmimet, në Maqedoni rriten!

    Lajmi i rradhës

    Lista Serbe thotë se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në veri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë