Në Europë bien çmimet, në Maqedoni rriten!

    Ndërsa në bursat botërore janë ulur çmimet e lëndëve të para, burimeve të energjisë, madje dhe produkteve ushqimore të gatshme për shitje me pakicë, në Maqedoni ndodh e kundërta.

    Në vend që të shënojnë ulje çmimet çdo ditë rriten. Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në tregjet globale tani më 1 vit e gjysmë produktet ushqimore ndjekin trendin e rënies së vazhdueshme të çmimeve.

    Por, në vendin tonë vazhdimisht kanë shënuar rritje, thotë profesori universitar Gadaf Rexhepi.

    Ai gjithashtu thekson se fuqia blerëse ka rënë si pasojë e emigrimit dhe jemi 42% më ulët se shtetet e BE, të cilët kanë eksploatuar edhe fuqinë tonë punëtore dhe këto dy parametra kanë ndikuar në tregun tonë.

    “Prej në mars 2022 kur ka qenë piku deri më sot ne kemi diku 24% ulje të çmimeve të produkteve ushqimore, gjë të cilën nuk e kemi këtu. Të gjitha prognozat për muajt që vijnë, në situatë që ndodh diçka e jashtëzakonshme nuk parashikohen, por në situata të tilla që jemi nuk pritet absolutisht në tregjet globale rritje të çmimeve, kështu që nuk ka asnjë arsye përse te ne duhet të ketë rritje të çmimeve. Përse duhet të kthehen sërish çmimet e shtrenjta!”, tha Gadaf Rexhepi, Profesor universitar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Automjetet luksoze në RMV dhe ato që lëshojnë më shumë CO2, taksë më të lartë tatimi

    Lajmi i rradhës

    Jakimovski për Mickoskin: Gënjeshtar, manipulues dhe jo i sinqertë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë