Jeta në RMV po rëndohet: çmimet rriten, pagat mbeten të njëjta

    Jeta në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Çmimet po rriten, ndërsa pagat mbeten të njëjta. Enti Shtetëror i Statistikës ka regjistruar rritje të shpenzimeve të jetesës në muajin maj prej 4,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Rritje të ndjeshme të shpenzimeve Enti ka evidentuar te ushqimi dhe pijet joalkoolike me 4,7%, pijet alkoolike dhe duhani me 9,3%, transporti me 11%, ndërsa shpenzimet për aktivitete sportive dhe kulturore janë rritur për 5,5%. Rritje më të konsiderueshme qytetarët kanë edhe gjatë blerjes së perimeve me pothuajse 7%, si dhe gjatë vizitave në restorante dhe hotele me 5%.

    Vizard- Enti shtetëror i statistikave

    Ushqim dhe pije joalkoolike                       4,7%

    Pije alkoolike dhe duhani                            9,3%

    Transport                                                          11%

    Rekreacion, sport dhe kulturë                    5,5%

    Restorant dhe shërbime akomodimi         5,0%

    Produkte bujqësore                                        6,7%

    Orendi, pajisje për amvisëri                          4,6%

    Shërbime për arsim                                         4,6%

    Qytetarët ankohen se janë sjellë në prag të varfërisë, thonë se çdo ditë përballen me vështirësi për ta kaluar ditën, ndërsa sipas të moshuarve, nëse nuk do t’u ndihmonin fëmijët e tyre, nuk do të mund ta përballonin muajin.

    „Do të thosha se në Maqedoni çmimet janë shumë të larta. Kur e krahason me Europën, këtu është më shtrenjtë se në Europë. Nuk e di si ia dalin qytetarët me pagë prej 300–400 euro, nuk e di si mund të mbijetojnë. Nuk di çfarë të them, nuk kam koment,“ tha një qytetar.

    „Çfarë të them, katastrofë. Jetë e vështirë, stres, gjithçka është bërë shumë e shtrenjtë, ky popull nuk ka para,“ u shpreh një qytetare.

    „Shumë vështirë, shumë vështirë. Me ndihmën e fëmijës, nga njëri e nga tjetri, disi e përballoj, përndryshe jo,“ tha një tjetër qytetar.

    Nga Enti i Statistikës kanë llogaritur gjithashtu se në nivel mujor është shënuar rritje minimale të inflacionit prej 0,6%. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Europianët dhe Ukraina i bëjnë thirrje Putinit për negociata

    Lajmi i rradhës

    Diskoteka ilegale “Pulse” ka qenë pothuajse jashtë çdo kontrolli shtetëror

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë