“Jezusi me Muhamedin të zbresin, nuk e ndalin dot këtë” – Veliaj shantazhon hapur anëtarët e shoqatës Tirana

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po ndërhyn fuqishëm në zgjedhjet e Shoqatës rajonale të futbollit Tirana, të cilat pritet që të mbahen sot, dhe iu paraprijnë zgjedhjeve për kreun e FSHF-së në datën 2 Mars.

    Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Tiranës, flet me një gjuhë rruge, dhe shantazhon trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik se si të votojnë gjatë ditës së sotme.

    Si mund t’i presi robi koqet, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës”, shprehet Veliaj, ndërsa shton më tej:  ‘Ne i kemi bolet prej hekuri’.

    Ndërkohë mes të tjerave në audio, Veliaj dëgjohet duke thënë se ‘futbolli është i vetmi ishull’, që iu ka mbetur pa pushtuar socialistëve.

    Pas këtij përgjimi, FSHF ka kallëzuar në prokurori Erion Veliajn. 

    KUJDES! AUDIO PERGJIMI/ KUJDES VIDEO + 18

    Lajmi Paraprak

    Tragjedia në Tetovë, familjes Emshi i mbyllen dyert e drejtësisë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Pesë ushqimet e duhura kundër tensionit të ulët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë