Pesë ushqimet e duhura kundër tensionit të ulët

    Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin.

    Nivelet e duhura të tensionit duhet të jenë 120/80 mm Hg thonë të dhënat e AgroWeb.org

    Sipas të dhënave, tensioni është i ulët kur zbret në 90/60 mm Hg.

    Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit.

    Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit.

    Ky i fundit mund të menaxhohet më mirë nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara.

    Ushqimet dhe pijet më të mira kundër tensionit të ulët të gjakut

    Kafeja

    Kafeina njihet të ketë aftësinë e rritjes së menjëhershme të tensionit të gjakut.

    Nëse ky i fundit ka pësuar një rënie të menjëhershme, pini një filxhan kafeje ose çaji.

    Këto dy pije stimulojnë sistemin kardiovaskular dhe rrisin rrahjet e zemrës.

    Çaji i jamballit

    Pirja e këtij çaji ndihmon në rritjen e tensionit sepse ngadalëson ndikimin e aldosteronit.

    Ky i fundit është hormone që rregullon ndikimin e kripës në trup.

    Ullinjtë

    Ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, hekur dhe bakër.

    Shija e tyre e kripur dhe ushqimet e kripura në përgjithësi rrisin tensionin e gjakut.

    Ushqimet e pasura me vitaminë B-12

    Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B-12.

    Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë anemi, e cila çon pashmangshmërisht në uljen e tensionit të gjakut.

    Vezët janë një burim shumë i pasur i vitaminës B-12.

    Ato mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura apo të pjekura.

    Uji

    Dehidratimi lë pasoja të rënda në volumin e gjakut.

    Ulja e volumit të gjakut shkakton uljen e tensionit të gjakut, veçanërisht në momentet kur njeriu po kryen një aktivitet të caktuar fizik.

    AgroWeb.org ju këshillon të pini shumë ujë dhe bëjeni këtë rregullisht.

    Lajmi Paraprak

    “Jezusi me Muhamedin të zbresin, nuk e ndalin dot këtë” – Veliaj shantazhon hapur anëtarët e shoqatës Tirana

    Lajmi i rradhës

    Biden do të diskutojë me aleatët evropianë për Ukrainën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë