Ka përfunduar numërimi i 99 për qind të kutive në Turqi

    Procesi i numërimit të votave sipas kreut të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes, Ahmet Yener, nuk ka filluar ende në 27 kuti.

    Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor të Türkiyes, Ahmet Yener, në paraqitjen e sotme të parë para mediave tha se nga numërimi i deritanishëm Recep Tayyip Erdoğan (Aleanca e Popullit) kishte 49,40% të votave, kurse Kemal Kilicdaroglu (Aleanca e Kombit) 44,96%, Sinan Ogan (Aleanca ATA) mori 5,2%, ndërsa Muharrem Ince garantoi 0,44% të votave, shtoi Yener.

    “Në orën 09:45 me orën lokale, procesi i numërimit ka përfunduar në 192.187 kuti votimi. Procesi i numërimit ka përfunduar në 99 për qind të kutive të ngritura në gjithë vendin”, tha ai.

    “Aktualisht, procesi i numërimit të votave nuk ka filluar ende në 27 kuti votimi në vend”, theksoi Yener, duke shtuar se procesi i futjes së të dhënave është duke u zhvilluar.

    Në fletën e votimit presidencial, votuesit zgjodhën midis Erdoğanit, Kilicdaroglut dhe Oganit të Aleancës ATA. Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara të enjten.

    Lajmi Paraprak

    PS prin në shumicën e qyteteve të mëdha

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: Nuk kemi vendosur akoma nëse do të ketë targa të reja apo ngjitëse “NMK”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë