Kabineti i Pendarovskit për situatën në Lindjen e Mesme: Për momentin nuk ka kërcënime për sigurinë në Maqedoni

    Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani kërkoi nga presidenti Stevo Pendarovski që të thërrasë seancën e Këshillit të Sigurimit në përbërje të zgjeruar me liderët e partive politike.

    Ai konsideron se përveç kërcënimeve të sigurisë nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, Maqedonia është në rrezik real edhe nga një valë e re e refugjatëve nëse situata përshkallëzohet.

    Nga ana tjetër, nga kabineti i presidentit të shtetit për Telma thonë se presidenti është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e NATO-s dhe se për momentin nuk ka kërcënime për sigurinë e Maqedonisë së Veriut.

    “Situata po monitorohet me kujdes dhe aktualisht vlerësohet se nuk ka asnjë kërcënim të sigurisë për Maqedoninë e Veriut. Nëse merret vendim për thirrjen e seancës së Këshillit të Sigurimit, publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet në zyrën e presidentit të shtetit.

    Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë është duke krijuar një shtab krize për nxjerrjen e shtetasve të RMV-së të cilët nuk janë vetëm në Izrael, por në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme, pasi mbrëmë Irani sulmoi Izraelin me dronë, raketa lundrimi dhe balistike, si përgjigje ndaj sulmit që Izraeli e ekzekutoi atë dy javë më parë në ambasadën iraniane në Damask./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Humb jetën një 43-vjeçar nga Gostivari në një aksident trafiku

    Lajmi i rradhës

    VLEN në Veles, bartësi i listës në njësinë tre takohet me qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë