Kacarov: Bullgaria po përgatitet të dhurojë 51.000 doza të vaksinave kundër Kovid-19 për Republikën e Maqedonisë së Veriut

    Ministri bullgar i Shëndetësisë, Stojço Kacarov sot theksoi se Bullgaria po përgatitet të dhurojë 51.000 doza të vaksinave për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Sipas ministrit Kacarov, Bullgaria deri më tani ka dhuruar 172.000 doza të vaksinave për Mbretërinë e Butanit dhe 50.000 doza për BeH-në, ndërsa po përgatitet të shesë 100.000 doza Mbretërisë së Norvegjisë dhe 546.000 doza Portugalisë.

    Para Kuvendit nacional, ministri bullgar I Shëndetësisë tha se Sofja zyrtare ka ndërmarrë hapa për blerje të një vaksine tërësisht të re austriake, e cila ende pret miratimin për përdorim.

    “Është zhvilluar në bazë të virusit të vdekur”, shtoi Kacarov.

    Bullgaria aplikoi për gjithsej 13.909.963 doza të vaksinave për vitin 2021, prej të cilave 1.183.200 doza janë dërguar deri më 10 gusht.

    Kacarov shfaqi bindje se popullatës në Bullgari I sigurohet numër I majftuehsëm I medikamenteve kundër Kovid-19 deri në fund të vitit, si dhe për vitet 2022-2023 dhe prandaj Bullgaria mund t’I lejojë vetes të dhurojë dhe shesë sasi të caktuara, në mënyrë që të mos skadojë data e tyre dhe ato nuk duhet të asgjësohen.

    Kohë më parë, Kacarov për Radion nacionale bullgare deklaroi se mbi dy milionë shtetas bullgarë janë vaksinuar me dozën  parë, ndërsa diç më shumë se një million qytetarë e pranuan edhe dozën e dytë.

    Lajmi Paraprak

    Shënohet 20 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, politikanët kërkojnë bashkëpunim në mes bashkësive etnike

    Lajmi i rradhës

    Ende ka disa zjarre aktive në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë