Kacarska kërkoi nga Xhaferi të zgjedhin katër gjyqtarë të ri kushtetues

    Foto: Telma

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, kërkoi nga kryeparlamentari Talat Xhaferi që të angazhohet në kompetencën e tij dhe deputetët që sa më shpejt të zgjedhin katër gjyqtarë të ri kushtetues.

    Në një letër drejtuar Xhaferit, gjykatësja ka thënë se funksionimi i gjykatës është i vështirë, duke thënë se aktualisht për 16 lëndë nuk mund të merret vendim për shkak të mungesave. Aktualisht, vetëm pesë gjykatës nga nëntë të planifikuar janë duke punuar. Që Kuvendi të fillojë procedurën, duhet të zgjedhë kryetarin e ri të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, sepse kryetari i deritanishëm Kostadin Kostadinov është bërë kryetar i komunës së Strumicës dhe pasardhësi i tij nuk është zgjedhur. Edhe pse komisioni ka nënkryetar, sipas rregullores parlamentare, ai nuk ka kompetencë të hapë seancë të re të komisionit në të cilën do të merrej vendimi për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Studim: Disa prej kompanive më të mëdha në botë, nuk janë duke përmbushur pritshmëritë për luftim të ndryshimeve klimatike

    Lajmi i rradhës

    Akoma nuk është hapur hetim ndaj prokurorëve në rastin “Trust”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë