Akoma nuk është hapur hetim ndaj prokurorëve në rastin “Trust”

    Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion akoma nuk ka hapur hetim ndaj prokurorëve në rastin “Trust”, në të cilin gjatë procedurës gjyqësore pasuria e ngrirë ishte marrë si garanci për masë kujdesi, përkatësisht për mos arratisje.

    Edhe pse muaj më parë në një takim urgjent tek Avokati i Shtetit u vendos hapja e hetimit deri në fund të muajit janar, organi akuzës sot në një qëndrim për Alsat tha shkurt se akoma po punohet në grumbullimin e provave dhe më pas do të vendoset nëse Prokuroria hap ose jo lënë për këtë rast.

    Dy prokurorët të cilët ishin të angazhuar në rastin “Trus” janë avancuar në detyrë, njëri shef i Prokurorisë së Shkupit, ndërsa tjetri pritet të sistemohet në Prokurorinë e lartë.

    Deri tek dështimi i kthimit të dëmit në buxhetin shtetërorë, jo zyrtarisht erdhi si pasojë e dëshmit të Prokurorisë Publike e cila në vend që të vendoste ngrirjen e pasurinë në pronat e Koçan, kishte vendosur konfiskimin e pasurisë e cila prej 17 milion eurove, 15 milion ishin nën hipotekë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kacarska kërkoi nga Xhaferi të zgjedhin katër gjyqtarë të ri kushtetues

    Lajmi i rradhës

    Biznesmenët nuk heqin dorë nga synimi për kthimin e punëtorëve në punë të dielën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë