Kacarska: Unë nuk shoh shumë gjasa për një hap të tillë mes RMV-së dhe Bullgarisë në dhjetor

    Ekspertët vlerësojnë se mundësia e ndarjes së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për dhënien e datës në dhjetor është e vogël. Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane beson se Franca, ashtu siç ka paralajmëruar Makron, do të merret me Ballkanin Perëndimor pas zgjedhjeve në BE. Ajo nuk sheh shumë shpresa për ndonjë hap më të madh për rrugën evropiane të dy vendeve në Samitin e javës së ardhshme.

    “Duhet ta shohim se cila do të jetë pozita e Qeverisë në Sofje sepse ajo akoma nuk është shumë e qartë, cili do të jetë qëndrimi i Qeverisë së re ndaj Rezolutës së Kuvendit bullgar. Hapësirë për angazhim më të madh të Francës ka dhe këtë pjesërisht e ka paralajmëruar presidenti Makron. Në parim, mendoj se kjo do të jetë sa u takon diskutimeve në nivel Evropian rreth historisë, të mos pritet se kjo do të jetë çështje që do ta diskutojnë vetëm Maqedonia dhe Bullgaria. Çfarëdo vendimi në këtë fazë do të jetë ndonjë zgjidhje e pjesshme e cila ndoshta do t’i rikthejë negociatat por ne do të merremi me këtë çështje edhe gjatë dhe nuk duhet ta shohim si diçka që do të zgjidhet për këto 8 ditë. Unë nuk shoh shumë gjasa për një hap të tillë në dhjetor, gjegjësisht mund të jetë një dritare e vogël mundësie për të cilën nuk jemi shumë të sigurt a ekziston vërtetë”, deklaroi Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Europiane./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Emërimi i drejtorëve të ri zvarrit rrogat për të punësuarit në këto institucione

    Lajmi i rradhës

    Cilët ditë, do të jenë ditë pushimi në Maqedoninë e Veriut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë