Emërimi i drejtorëve të ri zvarrit rrogat për të punësuarit në këto institucione

    Alternativa akoma nuk ka caktuar emrat e drejtorëve të cilët duhet emëruar në përputhje me marrëveshjen Zaev-Gashi të arritur javën e kaluar. Institucione, agjenci dhe ndërmarrje publike të rëndësishme presin emrat e ri të udhëheqësve, por nëse procesi zvarritet kjo mund të rrezikojë rrogat për punonjësit në këta institucione. Nga e hëna priten veprime konkrete, thonë burime brenda Alternativës.

    Deri tani jo zyrtarisht dihet se në MEPSO do të propozohet zëdhënësi Orhan Murtezani, ndërsa për dy resorët e të cilat i ka siguruar Alternativa, lakohen emrat e Bekim Sali dhe Admirim Halitit nga Kumanova. Mbeten të panjohura akoma emrat e zëvendësve në Kulturë, Arsim dhe Transport ose Financa, ku partia e Gashit do të ketë njerëzit e dytë të resorëve.

    Arsyetimi i të dyja subjekteve është se pozitat nga eshaloni i parë dhe i dytë mund të presin për të paktën edhe një muaj deri kur pritet të përfundojë procesi i riformatimit të kabinetit qeveritar, proces ky që pason pas zgjedhjes së kreut të ri të LSDM-së dhe caktimit të mandatarit për shumicën e re parlamentare.

    Përveç MEPSOS dhe Hekurudhave-Transporti, Alternativa ka siguruar edhe drejtorin e Fondit të Sigurimit Penzional Invalidor, Librat Amë, Agjencinë për Investime të huaja, Agjencinë për Rini dhe Sport, Spitalin e Tetovës, disa këshilla drejtues dhe nënkryetarin e Kuvendit. Jo zyrtarisht në pozitën zëvendësit të ligjvënësit do të propozohet deputeti Hisni Ismaili.

    Marrëveshja Gashi-Zaev ka nxitur reagimin e partnerëve brenda LSDM-së të cilët në fillim të kësaj javë zhvilluan takim në Qeveri për t’u njoftuar nga afër me marrëveshjen për zgjerimin e shumicës. Të njëjtit deklaruan se për ta është e papranueshme ndikimi politik ndaj rasteve të montuara gjyqësore dhe ligjit për zhvillim të barabartë rajonal. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa zbardhjen e rastit për personat e zhdukur gjatë luftës

    Lajmi i rradhës

    Kacarska: Unë nuk shoh shumë gjasa për një hap të tillë mes RMV-së dhe Bullgarisë në dhjetor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë