Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka paraqitur kallëzim penal në Njësinë e Specializuar për Ndjekjen e Krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore ndaj A.B. i punësuar në stacionin policor për punë kufitare “Tabanoc”, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” të dënueshme nga neni 353 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Përkatësisht me datë 21.11.2021 në ora 10:50 në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka miratuar hyrjen e një personi i cili nuk kishte test PCR ose certifikatë vaksinimi, me ç’rast është vepruar në kundërshtim me vendimin për masat kundër Covid-19.
Ndaj punonjësit të policisë është caktuar masa e largimit nga puna deri në përfundim të procedurës disiplinore. /Nistori/
PAGAT E VOGLA! Puna në shtet preferohet më pak
Në shtatë tetë vitet e fundit po shënon ulje të madhe, interesimi për tu punësuar në administratën e…