Kallëzim penal për dy drejtuesit e spitalit të syve “EUROPEAN EYE HOSPITAL”

    Administrata e Policisë Financiare ditë më parë njoftoi se ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër dy drejtorëve të spitalit privat të syve “EUROPEAN EYE HOSPITAL” – Shkupi, përcjell Nistori.

    Nga Policia Financiare thonë se “në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2020, të dyshuarit tani kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, në atë mënyrë që kanë blerë disa lloje të pajisjeve mjekësore me origjinë të dyshimtë, gjegjësisht nga prodhues dhe furnitorë të panjohur, ndërsa nuk kanë evidentuar ato në kontabilitetin e tyre si të prokuruara.”

    Pajisjet medicinale, shtojn nga administrata, janë vendosur në treg në atë mënyrë që janë implantuar te pacientët gjatë procedurave operative, megjithëse nuk janë regjistruar në Regjistrin e Pajisjeve Mjekësore, nuk janë miratuar nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore të Maqedonisë (MALMED), as nuk janë në pajtim me kushtet e parapara në Ligjin për barna dhe pajisje mjekësore.

    “Pajisjet medicinale të paregjistruara nuk i kanë regjistruar në kontabilitetin e tyre me fatura hyrëse dhe për inkorporimin e tyre nuk kanë evidentuar daljen materiale, ndërsa nga pacientët kanë inkasuar para, me çka është përfituar dobi e madhe e pasurisë – kundërligjore në vlerë të përgjithshme prej 38.808.491 denarë. Të paraqiturit për një pjesë të pajisjeve mjekësore të implantuara, të cilat janë blerë në mënyrë të paligjshme dhe të pa miratuara nga Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (MALMED), kanë ngarkuar një bashkëpagesë nga pacientët dhe kanë ngarkuar një shumë për në dëm të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të RSM prej 7.037.050 denarë. Personat e paraqitur kanë shkaktuar dëm të përgjithshëm material prej 45.845.541 denarë”, thonë nga Policia Financiare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hyrja e ASh-së në Qeveri, Grubi: Në radhët e tyre ka ndryshime radikale

    Lajmi i rradhës

    Kurti shtyn për 48 orë shqiptimin e gjobave për targat, me kërkesë të ShBA-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë