Kampi në Çegran | Si u ndërtua për 60 mijë refugjatë të Kosovës për 6 orë?

    21 vjet më parë 60 mijë kosovarë u strehuan në Çegran të Gostivarit, gjatë luftës në Kosovë. Kamp ky i ndërtuar për 6 orë nga NATO.

    Kampi Çegran ishte kampi më i madh i refugjatëve në Maqedoninë e Veriut, i vendosur në rrëzë të Malit të Thatë, i rrethuar me dy fshatrat Çegran e Forinë me popullsi shqiptare. Çegrani është fshat shqiptar në rethinën e qytetit të Gostivarit dhe është pjesë e Komunës së Gostivarit, që priti dhe strehoi kosovarët gjatë bombardimeve të NATO’s.

    Lufta që përjetuarn shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 preku çdo shqiptar, ndërsa ata u strehuan nëpër shumë fshatra e qytete të Maqedonisë. Një ndër ato ishte edhe qëndrimi me numër më të madh prej afro 60.000 refugjatë u vendosen nën çadra në Rudinat e kësaj ane rrëzë Malit të Thatë dhe afro 12 mijë u vendosën nëpër familje dhe shtëpia private në fshatin Çegran të Gostivarit.

    Aty NATO arriti që për 6 orë të sistemoj kamp refugjatësh për më shumë se 60 mijë persona.

    Më pas, nga ky kamp me tende dhe çadra të bardha shumë shqiptarë nga Kosova, të cilët në atë kohë ishin vendos aty, u patën shpërndarë në tërë botën. Disa patën udhëtuar me aeroplanë në Turqi e tjër në Amerikë dhe gjer në Alaskë, Australi dhe Zelandë të Re, shkruan Gazeta Metro.

    Disa u kthyen pas luftës në Kosovë, e disa emigruan pëgjthmonë nëpër botë. Të refugjatë kosovar në kujtimet më të mira do të mbeten sjellja, fisnikëria dhe mikëpritja sipas traditës shqiptare edhe e shumë qytetarëve të tjerë të Gostivarit dhe rrethinës.

    Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

    Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

    Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Kujdes nga disa shpendë transmetojnë sëmundje

    Lajmi i rradhës

    Zvicra dhe Turqia kërkojnë pikët e kualifikimit, formacionet e mundshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë