Kasami e kuptoi nga mediat se komuna e Tetovës e ka ndihmuar Çairin në mbledhjen e mbeturinave (Video)

    Solidarizimi i komunës së Tetovës për t’i ardhë në ndihmë komunës së Çairit me mbledhjen e mbeturinave, si duke ka kaluar pa qenë i njoftuar i pari i Tetovës, Bilall Kasami. I pyetur nga Nistori se cila ka qenë ndihma konkrete në Çair, nëse i kanë ofruar ndonjë makineri, punëtorë apo e ndonjë forme tjetër. Kasami tha se nuk është i informuar për këtë gjë dhe se duhet të marrë informacion nga ndërmarrja, shkruan Nistori.

    “Disa ditë nuk kam qenë këtu, nuk jam i informuar për këtë gjë, duhet ta shoh nga ndërmarrja se për çka bëhet fjalë. Nuk kam qenë këtu, nuk kam informata. Jam i informuar për krizën (gjendjen me mbeturinat në Çair) se cili ka qenë kontributi. Duhet ta shoh se për çfarë bëhet fjalë”, theksoi Kasami.

    Nryshe, i pari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ditë më parë njoftoi në Facebook se zgjidhjes së problemit me mbeturinat në komunën që udhëheq ai, i është bashkangjitur edhe Komuna e Tetovës, por kjo gjë nuk ka kaluar pa u kritikuar nga OJQ-të dhe qytetarë të Tetovës në rrjetet sociale.

    Nga ana tjetër, Tetova po përballet me problemin e mbeturinave dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë më të ndërgjegjshëm në shlyerjen e obligimeve ndaj NPK Tetova, pasi punonjësve të ndërmarrjes nuk u janë paguar rrogat e fundit. Borxhi i NPK Tetova nga periudha 2005-2023 është mbi 1 milionë e 707 mijë euro. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ju ka dalë “urbanizmi” – internimi!

    Lajmi i rradhës

    Flaka po djegë “gjurmët” e drejtësisë në RMV!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë