Kasami: E zvogëluam borxhin e komunës së Tetovës për katër milionë euro

    Borxhi i Komunës së Tetovës dhe ndërmarrjeve publike është zvogëluar për 4 milion euro. Kështu bëri të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

    Ai ka postuar disa fotografi në Facebook, në të cilat shihet se borxhi i Komunës së Tetovës është ulur për 4 milionë euro nga viti 2021.

    “Për vetëm dy vjet, borxhin e komunës e zvogëluam për 4 milionë euro. Nga 24.018.222 euro, në 20.128.297 euro”, shkruan në fotografinë që e ka postuar Kasami.

    Për momentin borxhi vetëm i Komunës së Tetovës është 11.825.391 euro, ndërsa borxhi i NPK “Tetova” është 8.235.968 euro. Kurse borxhi i NP “Parkingu” është 66.938 euro.

    Lajmi Paraprak

    Shumë ndërtime pa leje në Kodrën e Diellit, në pritje të legalizimit

    Lajmi i rradhës

    Pse përfundoi Ballkani i Hapur dhe çfarë prodhoi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë