Kasami i ikë pyetjes së gazetarëve për kryqin në Kodrën e Diellit (Video)

    Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, gjatë inagurimit të një pjesë së rrugës për te lagjja e vilave në Kodrën e Diellit foli edhe për ngritjen e kryqit aty. Kasami akuzoi se ata që sulmojnë komunën, nuk duan të shohin investimet që bën Komuna e Tetovës dhe akuzojnë komunën për kompetenca që nuk i takojnë asaj, përcjell Nistori.

    “Ata që nuk duan të shohin investimet që bën komuna e Tetovës, ata shohin shkaqe sesi të kritikojnë komunën për gjëra që nuk janë përgjegjësi e komunës.”- u përgjigj Kasami.

    Kasami u pyet dy herë nëse do të largohet kryqi i vendosur në Kodrën e Diellit, pasi ai është vendosur në mënyrë ilegale. Kasami vendosi të flasë për asfaltimin e rrugës dhe investimet, por jo edhe më kryqin në Kodrën e Diellit.

    Nga ana tjetër ai tha se në pranverë do të legalizohen të gjitha objektet fetare edhe objektet e kultit.

    “Në planin urbanistik janë të parapara objektet fetare, kisha dhe xhamia me ç’ka besoj se do të rregullohet edhe çështja që ka të bëjë me legalizimin e këtyre objekteve fetare”, shtoi Kasami.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: në Samitin e dhjetorit nuk do të ketë vendim pozitiv për RMV

    Lajmi i rradhës

    Bochsler: Qeveria e Serbisë po luan me kartën e Kosovës në zgjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë