Rekomandimet e mjekut se si të mbrohen qytetarët e Tetovës nga ajri i ndotur që u shkaktua nga zjarri

    Dr. Ivan Karapetrov – Kirurg i Gjirit
    Përktheu për Nistori: Nehat Mehmedi

    Ndotja e sotme (30.05.2022) e ajrit në Tetovë me elemente të dëmshme dhe kancerogjene dhe grimca djegëse do të kontribuojë në rritjen e numrit dhe ashpërsisë së sëmundjeve të mushkërive.

    Nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar më tej efektet e dëmshme shëndetësore që mund të çojnë në sëmundje, veçanërisht te njerëzit shëndetlig. Fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që jetojnë drejtpërdrejt në rajon janë veçanërisht të cenueshëm. Ky grup përfshirë edhe gratë shtatzëna, individët me sëmundje kronike para-ekzistuese të zemrës dhe mushkërive.

    Një qasje analitike dhe një Raport i nënshkruar nga një ekspert do të nevojitet urgjentisht për të studiuar efektet shëndetësore të ndotjes së ajrit, në mënyrë që të përmirësohen vlerësimet e ekspozimit të popullsisë në periudhën e ardhshme, duke këshilluar kështu popullsinë për qarkullimin në rajon.

    Ndikimi shëndetësor i ekspozimit ndaj ajrit të ndotur varet edhe nga kohëzgjatja dhe përqendrimet, domethënë ka një rritje kumulative.

    Është e nevojshme që të flasin personat përgjegjës për standardet nacionale për cilësinë e ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit publik nga ndotja parësore si kjo (transmetuar drejtpërdrejt nga burimet e ndotjes), sepse sipas programit strategjik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit kanë për detyrë të kryejnë monitorim të rregullt të cilësisë së ajrit në përputhje me udhëzimet EMEP/EEA (udhëzimet e përbashkëta të Programit Evropian për Monitorimin e Ajrit dhe Agjencisë Evropiane të Mjedisit) dhe të transpozuara në Rregulloren për metodologjinë dhe përcaktimin e inventarit në nivelin e emetimeve të ndotësve në atmosferë. (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 147/2007).

    Deri atëherë, maskat N95 dhe KN95 duhet të përdoren sa herë që dilni nga shtëpia. Mbyllni dritaret në shtëpitë tuaja. Nëse keni, ndizni pastruesit e ajrit të brendshëm. Konsumoni lëngje dhe ushqime të pasura me vitamina. Monitoroni rregullisht indeksin e cilësisë së ajrit përmes aplikacioneve celulare. /Nistori/

    Me respektin e duhur për bashkëqytetarët e mi,
    Spec. Dr. Ivan Karapetrov – kirurg i Gjirit.

    Lajmi Paraprak

    Shtrenjtohet nafta në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Në qeverinë e ardhshme do të bëjmë atë që po bëjmë sot në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë