Kasami: Teuta Arifi paratë i shpenzoi për blerje votash dhe jo në investime kapitale

    Kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili garon në komunën e Tetovës për kryetar komune, në një pariqtje televizive në Telma ka kërkuar nga qytetarët e Tetovës të përkrahin kandidaturën e tij në rrethin e dytë nëse e duan qytetin e tyre, ardhmërinë e ndritur për fëmijët e tyre, përcjell Nistori.

    “Pres mbështetje nga të gjithë qytetarët në Tetovë. Pa dallim nëse janë mbështetës të Lëvizjes Besa, nëse ata janë mbështetës të BDI-së, VMRO-DPMNE-së, LSDM, cilës do qoftë parti politike. Pres që tetovarët të më përkrahin pa dallim se a janë shqiptarë, maqedonasë, turq, romë. Sepse të gjithë jetojmë në situatë në të cilën nuk do të donte të jetonte në një qytet që është i mbytur në mbeturina, në një qytet që çdo ditë ka rrezik nga qentë endacakë, në një qytet që nuk ka rrugë dhe ujë të pijshëm”, ka deklaruar Kasami.

    Kasami vuri në theks borxhin e komunës së Tetovës, gjegjësisht problemin me financat dhe se nuk investoi në projekte kapitale dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Bëhu i kthjellët”, cilësia dhe ndotja e lumenjve në RMV do të monitorohet në mënyrë digjitale

    Lajmi i rradhës

    Shteti britanik heq fjalën ‘nënë’ zyrtarisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë