KE: Nëse autobusi i “Besa Trans-it” nuk ka pasur licencë, kalimi i kufijve ndoshta ka qenë i paligjshëm

    Sipas rregullave të Bashkimit Europian, derisa autobusi i “Besa Trans” i cili kishte aksident në Bullgari në të cilin vdiqën 45 persona, nuk ka pasur licencë valide për transport të pasagjerëve, ai nuk do duhej të kalonte kufirin e Bashkimit Europian, në këtë rast të Bullgarisë, përcjell Nistori.

    Nëse vërtetohet në hetim se transportuesi ka udhëtuar me licencë ilegale apo të falsifikuar, mund të pritet që Komisioni Europian të dënojë një praktikë të këtillë e cila jo vetëm që është kërcënim për “konkurrencën e lirë në BE”, por paraqet rrezikimin të jetës së udhëtarëve.

    Para disa ditëve autoritetet e Maqedonisë kumtuan se autobusi i aksidentuar nuk është në bazën e të dhënave të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe nuk është i paraqitur. Dogana tha se hetohet kush e ka lëshuar shoferin pa leje të vlefshme.

    Sipas rregullave të BE-së, autobusi nuk do të duhej të marrë licencë nga Bullgaria, pasi legjislacioni europian nuk lejon nxjerrjen e licencave të operatorëve, automjetet e të cilave janë të regjistruar jashtë vendeve anëtare të BE-së.

    BE, Turqia dhe Maqedonia e Veriut janë gjithashtu nënshkrues të “Marrëveshjes Interbus” multilaterale, por në pajtueshmëri me tekstin të kësaj marrëveshje nuk parasheh që të lejohet asnjë tregti me licenca, sqarojnë për AIM-n ekspertë nga Komisioni Europian.

    Bullgaria nuk guxon t’iu jap vendeve të treta licenca të BE-së, ndërsa me atë as të jap leje të veta për udhëtime në kuadër të Interbus automjeteve të regjistruara në vende të treta, përkatësisht jashtë BE-së.

    Sa i përket lajmit se Besa Trans ka pasur seli në Qystendil së bashku me 23 autobus të tjerë të kompanive të Maqedonisë në adresë në të cilën jeton një grua e moshuar, siç njoftuan mediat bullgare në ditën e tragjedisë, këtu rregullat e BE-së janë ata të pakos për mobilitet 1.

    Sipas kësaj kornize ligjore Komisioni Europian mund të kërkojë nga një vend anëtar i BE-së të zbatojë kontrolle individuale që të kontrollohet nëse kompania i përmbush kushtet për leje për etablim të transportuesve rrugor, përfshirë këtu edhe kushtin që parasheh “etablim stabil dhe efektiv” në adresë të caktuar. Përkatësisht të vërtetohet nëse me të vërtetë kompania është e etabluar në atë adresë.

    Praktikat e këtilla ilegale nuk janë të panjohura në BE, për çka Bashkimi Europian ka miratuar pikërisht pakon për mobilitet, rregullat e reja të së cilës do të hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2022. Këto rregulla të reja parashohin përforcim të dispozitave për “etablim stabil” dhe i përforcojnë kriteret.

    Përndryshe, më 23 nëntor vdiqëm 44 persona nga aksidenti tragjik në “Sturma” të Bullgarisë, ndërsa 7 të tjerë mbetën të lënduar. Për udhëtarin e 52-të cili nuk dihet nëse ka mbetur i vdekur apo i lënduar, vazhdojnë hetimet edhe sot. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE: Spasovski dhe Boçvarski duhet të japin menjëherë dorëheqje

    Lajmi i rradhës

    ZBARDHET MISTERI: Shfaqet “udhëtari” me origjinë arabe, ai tregon historinë e tij

    Lajme tjera

    Vala e re e shtrenjtimeve

    Ekonomia globale është në krizë të thellë, çmimet e energjisë elektrike, gazit, ushqimeve, veçanërisht të ushqimeve bazë do…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë