KEQPËRDORIMI I UJIT | Restrikcione në Dibër

    Edhe pse u ndërmorën të gjithë masat për kursim të ujit për pije, një pjesë e dibranëve nuk i respektuan ata, me çka në Dibër filluan edhe restrikcionet e ujit. Nga dita e sotme ndërmarrja komunale publike “Standardi”, vendosi restrikcion të ujit për pije. Drejtori i ndërmarrjes komunale Burim Kaba për gazetën KOHA deklaroi se për shkak të mungesës të ujit të pijshëm gjatë ditës, e cila vjen si pasojë e shfrytëzimit jo racional i ujit nga ana e shfrytëzuesve, ndërmarrja komunale “Standardi”, e cila menaxhon me ujësjellësin Rosok- Dibër është detyruar që të vendos restrikcion të ujit për pije. Drejtori Kaba shton se edhe përkundër apeleve për kursim të ujit për pije, sërish këta apele nuk respektohen.

    Në udhëheqësin e ndërmarrjes komunale “Standardi”, thonë se restrikcioni I ujit vendoset në lagjet “Venec 1”, “Venec 2”, më pas në Taranik, dhe Qernanicë si dhe në rrugën qendrore në Dibër “8 shtatori”. Restrikcioni zgjatë tre orë në intervalin kohor nga ora 13:00 deri në orën 16:00. Në udhëheqësin e “Standardit”, thonë se janë ndërmarr të gjithë aktivitetet për zbulimin e të gjithë shfrytëzuesve të ujit që keqpërdorin ujin për vaditjen e sipërfaqeve të gjelbëra. Të dhënat e drejtorisë të ndërmarrjes komunale thonë se edhe pse në rezervuarin kryesor arrijnë mbi 120 litra ujë në sekondë, keqpërdorimi i ujit dhe prezenca e madhe e mërgimtarëve dhe normalisht rritja e shfrytëzimit të ujit, ka detyruar institucionin të vendos restrikcione.

    Në krahasim me sezonet verore të kaluara, këtë vit për shkak të realizimit të fazës së parë të projektit për furnizim stabil të ujit në Dibër, i cili ishte projekt i komunës së Dibër, furnizimi me ujë është shumë më i mire. Por, sërish ka nevojë për vetëdije më të lartë tek një pjesë e qytetarëve të cilët duhet të kenë kujdes me shfrytëzimin e ujit. Pushteti lokal në Dibër dhe kryetari Hekuran Duka ka lajmëruan edhe fazën e dytë për furnizim stabil të qytetit të Dibrës me ujë. Të theksojmë se në fazën e pare janë ndërruar 68 valvula të ajrit edhe atë në gjatësi prej 20 kilometra aq sa është gjatësia e ujësjellësit Rosok- Dibër. Të theskojmë se në komunën rurale Qendër Zhupë, e cila poashtu shfrytëzon një pjesë të ujit të Rosokut, restrikcionet arrijnë në 13 orë. Në ndërmarrjen komunale “Kale” potencojnë se situata me furnizimin me ujë është jashtëzakonisht e rëndë. Shkaktar kryesor, rritja e përdorimit të sasive të ujit për shkak të prezencës së madhe të mërgimtarëve por edhe keqpërdorimit të ujit për vaditjen e sipërfaqeve të gjelbra. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Ja cilët janë shkaktarët e mungesës së kuadrit mësimor

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Pushteti do të “luftojë” deri në fund

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë