Kërcënimet ndaj qytetarëve që po pajisen me targa “RKS” nga persona të paidentifikuar, reagon MPB-ja

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka pranuar informacione se qytetarët të cilët janë pajisur me tabela të përkohshme janë duke u kërcënuar nga persona deri më tani të paidentifikuar.

    “Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër këto kërcënime në drejtim të qytetarëve të cilët janë pajisur me tabela të përkohshme sipas Vendimit të MPB-së më datë 20 Shtator 2021.

    Forma të tilla të kërcënimeve ndikojnë drejtpërdrejtë në krijimin e një klime ku qytetarët ndihen të frikësuar të jetojnë dhe të veprojnë në vendin e tyre. Këto kërcënime janë të papranueshme dhe po pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, thuhet në njoftim.

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se kërcënimi është vepër penale dhe këto forma dhe forma tjera të kërcënimeve do të hetohen nga Policia e Kosovës dhe do të merren masa sipas ligjit.

    Përkundër kësaj, MPB i ka ftuar të gjithë qytetarët që të pajisen me targa të përkohshme dhe të mos bien pre e këtyre linçimeve. Prej vendimit për vendosjen e targave të përkohshme (20 shtator 2021) deri më sot janë lëshuar 11 mijë e 500 tabela. 

    Lajmi Paraprak

    Për pacientët me Covid-19 në spitalin “8 Shtatori” përdoret ashensori i kuzhinës

    Lajmi i rradhës

    EUObserver: Sërish është vënë në pikëpyetje regjimi i lirë i vizave me BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë