Për pacientët me Covid-19 në spitalin “8 Shtatori” përdoret ashensori i kuzhinës

    Në Spitalin “8 Shtatori” disa prej ashensorëve janë jashtë funksionit. Në godinën 8 katesh të reparteve prej 6 ashensorëve, funksionon vetëm ai i kuzhinës. Pacientët ankohen se duhet të ngjisin shkallët për tu mjekuar, madje edhe ata që kanë telashe me ecjen. Sikur stafi mjekësor, ashtu edhe pacientët shfrytëzojnë ashensorin që bartë ushqim nga kuzhina në të gjitha repartet spitalore.

    “Të bëjmë vepra të mira. Këtu bartet edhe ushqimi? Po, po! Ata dy tjerët i riparojnë, prandaj. Ka kohë që është kështu? Po një muaj, mbase më tepër. Ka edhe më shumë se tre muaj! A nuk do ketë infeksione? Po kjo është infektuese! Por i dezinfektojnë, duhet të bëjnë dezinfektim nuk mundet kështu”.

    Me personelin që kontaktuam na thanë se kjo situatë është prej tre muajsh dhe se rreziku i bartjes së infeksionit është shumë i lartë. Mësuam që edhe pacientët e infektuar me virusin korona trasnferohen përmes këtij ashensori të vetëm ku ndërkohë bartet edhe ushqimi për të gjithë pacientët me sëmundje tjera.

    “Ka kohë që nuk punon, nuk lejojnë të funksionoj për shkak të Covidit mos të grumbullohen njerëzit brenda. Kanë ata lift për personelin, ai tjetri funksionon me kartelë që ju duhet për vete nuk ka problem, kështu pacientët të hipin nuk munden”.

    Rojet e spitalit gjatë gjithë kohës bënin presion ndërsa as mantelbardhët nuk lejoheshin që të flasin. Pacientët që folën nuk kishin fjalë të mira për gjendjen.

    “Valla unë shoqen e kam këtu brenda por nuk janë rregullat aq si thonë. Liftat nuk punojnë, e vërtetë, por shërbimet tjera mjekësore janë në rregull”, tha një banor.

    “Nuk është mirë që nuk punojnë, por këtu në ambulancë punon vetëm një lift, tjetri nuk funksionon. Atë nuk e di, duhet të reagohet tek drejtoria e spitalit”, u shpreh një tjetër qytetar.

    Nga drejtoria e këtij spitali shtetëror janë të pa kapshëm për të treguar arsyen përse këta ashensorë janë lënë pas dore prej muajsh. Jo zyrtarisht mësuam se pas interesimit të mediave për këtë çështje, janë marrë masat për tu riparuar ashensorët e prishur, por nuk dihet se kur do të rikthehen në funksion./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 20 shkelje të Kodit Zgjedhor gjatë fushatës zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    Kërcënimet ndaj qytetarëve që po pajisen me targa “RKS” nga persona të paidentifikuar, reagon MPB-ja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë