Kërçovarët protestojnë: ”Duam qytet të pastër, pa mbeturina”, “Shekullin 21 e jetojmë në errësirë”, “Kërkojmë qendër për qentë endacak”

    Me thirrjet ”Duam qytet të pastër”, “Shekullin 21 e jetojmë në errësirë”, “Qytet pa mbeturina”, “Kërkojmë qendër për qentë endacak”, një grup qytetarësh protestuan para Komunës së Kërçovës.

    Thonë se kërkesat e tyre janë elementare, kërkojnë largimin e mbeturinave, zgjedhjen e problemit me qentë endacak si dhe ndriçimi publik të punojë pa ndërprerje. Kryetarit të Komunës Fatmir Dehari i kërkuan të dalë hapur dhe të tregojë sa borxh i ka EVN-së.

    “Angazhim maksimal të Ndërmarrjes Komunale për pastrimin e mbeturinave, tani që sonte të ndërpritet restrikcioni i energjisë elektrike dhe ndriçimi publik të lëshohet në tërësi, Kërçova të jetë pa asnjë ndalesë në ndriçimin publik, ndërsa problemet me financat me punën me EVN- në ta zgjidhë së shpejti, të caktojë seancë në Këshill ku në rend të ditës do të jenë këto katër pika”, u shpreh Katerina Zdraveska, aktiviste për ekologji.

    Protestuesit thonë që këto kërkesa të paraqitura të plotësohen sa më shpejtë dhe kryetari të mos rrijë në zyrë dhe në Zajaz.

    “Komuna e Kërçovës të rregullojë gjithçka, të rregullojë rrugët, ja ka filluar 7 muaj dhe asgjë nuk kanë bërë por rrinë në zyrë dhe në Zajaz”.

    “Për higjienën, qentë endacak, ndriçimin publik dhe kushtet elementare për një jetë normale sot jemi shekulli 21 dhe dihet se cilat janë standardet për një qytet normal, ndërsa qyteti ynë është si një shtëpi në një familje”.

    Këshilltari i VMRO-DPMNE-së në Komunë, Llaze Jakimovski, hodhi poshtë pretendimet se kjo protestë është e iniciuar politikisht nga partia e tyre. Tha se po proteston për t’i mbështetur qytetarët dhe kërkesat e tyre.

    “Jo, siç e patë edhe ju kjo ishte protestë me iniciativë qytetare, qytetarët e treguan të vetën në fjalimin e tyre dhe ne ishim këtu si grup këshilltarësh, premtuam dhe gjithë kohës ngritëm nisma dhe propozime dhe kërkesa, por për fat të keq shohim se injorimi i kryetarit vazhdon edhe me tej”, u shpreh Llaze Jakimovski, këshilltar i VMRO-DPMNE-së.

    Në shenjë revolte, për siç thonë, mosrealizimin e kërkesave, para godinës së komunës protestuesit hodhën disa qese me mbeturina…/TV21/

    Lajmi Paraprak

    MËRGIMI I POETËVE

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut nuk ka strategji për numrin e refugjatëve ukrainas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë