MËRGIMI I POETËVE

    Bertolt Brecht

    Homeri s’kish një atdhe,
    Edhe Danteja duhet ta linte të vetin.
    Li-Bo dhe Di-Fu arratiseshin nër luftrat civile,
    Që gllabëruan 30 milion njerëz.
    Euripidit i kaniseshin me procese
    Dhe Shekspirit, duke vdekur, ja mbyllën gojën.
    Fransua Vijonin e kërkonte jo vetëm Muza,
    Po edhe policia.
    《I dashuri》, i quajtur

    Lukreci, shkoi në mërgim.
    Kështu Hajne, dhe kështu u strehua
    Brehti nën çatinë daneze prej kashte.

    Shqipëroi: Lasgush Poradeci

    Marrë nga: Bertolt Breht – Poezi, Shtypshkronja Mihal Duri, Tiranë 1973

    Lajmi Paraprak

    Ulet numri i lopëve, fermerët thonë se nuk kanë asnjë leverdi, “qumështi shitet lirë”

    Lajmi i rradhës

    Kërçovarët protestojnë: ”Duam qytet të pastër, pa mbeturina”, “Shekullin 21 e jetojmë në errësirë”, “Kërkojmë qendër për qentë endacak”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë