Kërkohen më shumë mjete për mirëmbajtjen e mjedisit në Dibër

    Gjatë debatit që kishin anëtarët e këshillit të komunës Dibër për miratimin të llogarisë përfundimtare të buxhetit të komunës Dibër për vitin 2023, një pjesë e këshilltarëve kërkuan që komuna të ndaj më shumë mjete për mjedisin jetësor. Është një sferë e cila kërkon një vëmendje të veçantë sidomos kur është në pyetje shëndeti dhe zhvillimi i turizmit në Dibër dhe rajon, thanë këshilltarët. Në këtë drejtim një luftë pa tolerancë për deponitë e egra por edhe mbjelljen të fidaneve dhe druve dekorativ në disa pjesë të qytetit. Situata në sferën e ekologjisë në Dibër nuk kënaq, thanë këshilltarët.

    Këshilltarja Bleta Sela, ka thënë se nuk ka patur realizim të mjeteve të parapara me buxhetin e vitit të kaluar për sferën e mjedisit jetësor.

    “Realizimi zero ka qenë në sferën e ekologjisë. Ky është një moment negativ për mirëmbajtjen e mjedisit jetësor. Komuna duhet të ketë parasysh se popullata por edhe vet faktet kërkojnë që investimet në sferën e mjedisit jetësor të jenë më të mëdha. Ndotjet janë të shumta edhe atë në shumë pjesë të qytetit. Problem është edhe zhdukja e druve dekorativ”, tha anëtarja e këshillit Bleta Sela. Ajo veçmas kërkoi nga udhëheqësia e pushteti vendor të angazhohet me mbjelljen e druve dekorativ në rrugën që lidh qytetin me bregun e liqenit të Dibrës.

    Sela potencoi se është një rrugë e cila shfrytëzohet për rekreimin e qytetarëve por për fat të keq përveç asfaltit, rruga nuk ka asnjë dru dekorativ dhe gjelbërim për rreth saj. Komuna është ajo e cila duhet të interesohet për këtë çështje, tha Sela. Njëherit një problem shumë i madh akut është edhe mungesa e koshave adekuat në këtë rrugë rekreative meqë koshat janë me një gabarit të vogël. Mungojnë edhe pajisjet për pushim edhe pse shpesh herë shoqatat qytetare, komuna por edhe grupe personash kanë vendosur ulëse në këtë pjesë të periferisë të qytetit të Dibrës.

    Poashtu probleme në qytet paraqiten edhe me rrjedhjen të ujërave të zeza. Këshilltari Shkëlqim Xhafa në seancën të Këshillit të komunës ka kërkuar që ndërmarrja komunale e Dibrës të intervenoj me zgjuarsi dhe shpejtësi për tejkalimit të defekteve të shumta që paraqiten në kanalizimet të ujërave të zeza.

    “Në disa pjesë të qytetit ka ujëra të zeza, fekale, që rrjedhin nga kanalizimet. Janë këta burime të infeksioneve”, tha këshilltari Xhafa.

    Poashtu në debatin rreth situatës ekologjike dhe në rajon u cek edhe nevoja e rritjes të vetëdijes të qytetarëve për të mos shkaktuar deponi të egra, dukuri e cila veçmas është prezent në fshatrat e Dibrës por edhe në periferinë e qytetit. Shoqatat qytetare janë ata të cilët realizojnë aksione të shumta për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por vendi dhe roli i pushtetit vendor duhet të jetë primar për mirëmbajtjen të një mjedisi të pastër jetësor, u theksua në seancë.

    Lajmi Paraprak

    PUSHTETI DHE OPOZITA ME TË NJËJTIN AFAT: Kërçovë-Ohër gati në 2026!

    Lajmi i rradhës

    BE-ja nën presion kohor për ta miratuar formalisht planin për rritje në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë