Kërkohet rikthimi i mësimit online në RMV

    Disa pjesëtarë të Lëvizjes “Mbështetje për mësim online”, shkuan para Qeverisë.

    Këtu shprehën shqetësimin e tyre ndaj mësimit me prezencë fizike në kohën kur virusi po merr hov.

    Ana Gligorova tha se me variantin e ri të virusit, meqenëse është më ngjitës, infektohet e gjithë familja duke mos kursyer as fëmijët.

     “Ku jetohet në një banesë apo në një shtëpi nga 5 apo 6 njerëz ku distanca është e pa mundur me këtë variant të virusit do të infektohen të gjithë. Në qoftë se me Deltën dhe me sojin e parë të virusit janë infektuar 1,2 në këtë rast do të infektohen të gjithë”, tha Ana Gligorova, Lëvizja mbështetje për mësim online.

    Sipas saj deri më tani në shkolla nuk janë respektuar protokollet e vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në koordinim me Ministrin e Shëndetësisë.

     “Vlerësojmë deri më tani nuk janë përmbajtur protokolleve, fëmijët infektoheshin në nëntor edhe pse këtë e fshihnin ishin online sipas ligjit kanë pasur mobing nga disa mësimdhënës edhe një pjesë e madhe e tyre kanë qenë korrekt”, pohoi Ana Gligorova, Lëvizja mbështetje për mësim online.

    Kjo iniciativë sipas tyre ka një mbështetje të madhe të prindërve, e këtë e bazuar te ajo se në grupin e Facebookut  janë rreth 15 mijë anëtarë që kërkojnë mësimin online. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Garancia e 11 milionë eurove të Kamçevit, Gjykata: Shuma se nuk do të arratiset është e mjaftueshme

    Lajmi i rradhës

    Radev: Integrimi i Maqedonisë mund të zhbllokohet me përmbushjen e disa kritereve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë