Këshilli Gjyqësor ka hapur procedurë të re ndaj Enver Bexhetit, pasi ShBA-ja e vendosi në listën e zezë

    Këshilli Gjyqësor ka hapur procedurë të re për shkarkimin e gjyqtarit Enver Bexhetin përderisa vitin e kaluar ai u gjobit me vetëm 20 për qind të pagës për mbajtjen në sirtar të lëndës për përgjimin masiv të paligjshëm “Kalaja-Target”Sasho Mijallkovit. Gjyqtari i Apelit Bexheti nuk u paraqit javën e kaluar kur u ftua të paraqitej në Këshillin Gjyqësor. Ai njoftua se ishte i sëmurë, mëson jozyrtarisht SDK. Seanca për seancën e tij është shtyrë, përcjell Nistori.

    Procedura e re ndaj Bexheti u hap menjëherë pasi Departamenti i Shtetit e futi në listën e zezë që është për zyrtarë të korruptuar, të cilët janë të padëshirueshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara. Nuk dihet se cilat janë rrethanat e procedurës së re për shkarkimin e Bexhetit. Këshilli Gjyqësor thotë se sipas ligjit këto procedura janë të fshehta. Dihet vetëm se seanca është caktuar për javën e ardhshme, ku pritet që Bexheti të vijë dhe të shfrytëzojë rastin për të dhënë një mbrojtje.

    Zvarritja dhe mbajtja shumë e gjatë e lëndës “Target – Fortesa” në sirtar nga gjykatësi Enver Bexheti, i cili u fut në listën e zezë të ShBA-së, më parë është konstatuar edhe nga vetë këshilli gjyqësor, thotë Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

    Në vitin 2023 vend që të shkarkonin gjykatësin Enver Bexheti, anëtarët e këshillit gjyqësor, shumica prej të cilëve nga radhët e BDI-së dhe VMRO-së, me puç shkarkuan kryetaren e Këshillit Vesna Damevën. Në një situatë të orkestruar nënkryetari i Këshillit Selim Ademi, një ish zyrtar i lartë i BDI-së inicioi shkarkimin e Damevës për të mos u mbërritur te shkarkimi i Bexhetit që ishte pika e shtatë e rendit të ditës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    PËRPLASJET POLITIKE / Krimi dhe korrupsioni në qendër të debatit

    Lajmi i rradhës

    Katër sulme ndaj punonjësve të shëndetësisë në vitin 2024, Oda e Mjekëve apelon për kujdes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë