Pendarovski reagon ndaj Vanço Mihajlovit: “Ai është bashkëpunëtor i dëshmuar i Hitlerit”

    Presidenti Stevo Pendarovski dje ka reaguar për hapjen e klubit “Vanço Mihajllov” në Manastir, ku mori pjesë edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov.

    “Fatkeqësisht ditë më parë në Manastir u tentua që një bashkëpunëtor i dëshmuar i regjimit nazist hitlerian të paraqitet si urë afrimi mes dy vendeve. Jam i sigurt se as populli maqedonas dhe as bullgar nuk besojnë se personazhi dhe vepra e Vanço Mihajlovit mund të kontribuojë në atë drejtim”, thuhet në reagimin me shkrim të Pendarovskit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria: Vazhdimi i grevës, mungesë përgjegjësie

    Lajmi i rradhës

    Qendër Zhupa sërish pa kryetar komune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë