Këshilli i Ambasadorëve: Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës kontribuonë në stabilizimin e rajonit

    Këshilli i Ambasadorëve përshëndeti sot lajmin e shpallur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, për marrëveshjen e arritur për dokumentet personale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

    “Kjo u mundëson qytetarëve të të dy vendeve të lëvizin lirshëm përtej kufijve me karta identiteti të lëshuara në të dy vendet. Këshilli vlerëson lart kontributin e madh të dhënë nga përfaqësuesi special i BE-së për lehtësimin e negociatave ndërmjet dy vendeve, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në arritjen e kësaj marrëveshjeje (nënshkruar në 2011) dhe shpreson dhe pret Liderët e të dy vendeve të vazhdojnë dhe thellojnë dialogun për tema edhe më thelbësore deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, thuhet në njoftim.

    Këshilli i Ambasadorëve, siç theksohet, beson se zbatimi me sukses i marrëveshjes së arritur dhe marrëveshjeve të tjera që tashmë janë nënshkruar do të hapë rrugën për një integrim më të shpejtë evropian të dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe stabilizimin e marrëdhënieve në rajon.

    Lajmi Paraprak

    Dimri i ashpër mund të jetë katalizator për zgjedhje të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    “Kush do të mbaj përgjegjësi për ekocidin në TEC Manastir”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë