Këshilltarja Andonovska: Shilegov e ka lënë Qytetin e Shkupit me 160 milionë euro borxh

    Debat i ashpër mes këshilltarëve të Qytetit të Shkupit u zhvillua në “ClickPlus”. Këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Marija Andonovska tha se udhëheqësia e tanishme e Qytetit të Shkupit ka bërë më shumë punë në këto 100 ditë qeverisje, se sa për 4 vite sa ka bërë Petre Shilegov.

    Ajo madje akuzoi Shilegovin se e ka lënë qytetin me 160 milionë euro borxh.

    “Kemi 380 milionë euro, ato janë 4 buxhete të cilat i harxhoi Shilegovi dhe qeverisja e kaluar e LSDM-së e cila po udhëhiqte deri para tre muajsh me Qytetin e Shkupit. Na ka lënë borxh prej 160 milionë euro dhe jo vetëm kjo, shihni kur ende nuk kishim hyrë në qytetin e Shkupit kur ajo ishte nën ingerencat e LSDM-së ne të gjithë e kishim të qartë edhe ne si parti politike VMRO-DPMNE, por edhe qytetarëve se diçka nuk është në rregull me funksionimin”, tha Andonovska.

    Këshilltari i LSDM-së Gordan Shutarov e mohoi këtë dhe tha se vet Danella Arsovska ka deklaruar se qytetin e ka marrë 58 milionë euro borxhe, të cilat sipas tij 30 milionë euro janë borxhe të bartura nga qeverisja e mëhershme dhe 20 milionë të tjera janë detyrime kontraktuese për Momin Potokun.

    Lajmi Paraprak

    Akuzat ndaj Teuta Arifit, Ahmeti: Kasami të flet me argumente, ka organe ku mund t’i adresojë këto çështje

    Lajmi i rradhës

    “Shqiptarët akoma të rrezikshëm për shtetin”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë