“Shqiptarët akoma të rrezikshëm për shtetin”

    Nga viti 2004 deri në vitin 2021, Ligji për shtetësi ka pësuar pesë herë ndryshime. Por edhe pas këtyre ndryshimeve, marrja e shtetësisë për shqiptarët problematizohet me kualifikimin “i rrezikshëm për shtetin”.

    Nga viti 2002 deri kur po flasim, në 7 mandate qeveritare BDI është përfaqësuar me njeriun e dytë në MPB, ndërsa nga dhjetori i vitit 2016 deri në fund të muajit maj 2017 u përfaqësua me njeriun e parë në dikasterin e Brendshëm. Por sa shqiptarë u pajisën me shtetësi gjatë pushtetit të BDI-së, respektivisht gjatë kohës kur në MPB ishin: Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Xhevat Buçi, Xhelal Bajrami, Zemri Qamili, Agim Nuhiu dhe Nazim Bushi?

    Sipas të dhënave të cilat i ka siguruar televizioni Alsat, rezulton që nga viti 2002 deri në vitin 2006, mandati i parë i BDI-së në pushtet, 4.987 shqiptarë janë pajisur me shtetësi përmes natyralizimit, periudhë kjo kur Ligji për shtetësi kishte pësuar ndryshimin dhe plotësimin e parë. Gjatë mandateve nga vitit 2008 e deri në vitin 2021 shtetësi përmes natyralizimit kanë përfituar 6.536 shqiptarë. Për 14 vite pushtet proporcionalisht nënkupton që 466 qytetarë shqiptarë janë pajisur me shtetësi për çdo vit, numër ky i cili në raport me kërkesat e parashtruara është për 70 për qind më i vogël.

    Gjatë periudhës së lartpërmendur, 8213 maqedonas janë pajisur me shtetësi përmes natyralizimit, ndërsa nuk dihet numri i qytetarëve nga etnitë rome, serbe, boshnjake, turke dhe të tjera. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Këshilltarja Andonovska: Shilegov e ka lënë Qytetin e Shkupit me 160 milionë euro borxh

    Lajmi i rradhës

    RMV, për 10 vite janë larguar 1200 mjekë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë