Këto janë shtetet me të cilët RMV kryen më së shumti shkëmbim tregtar

    Maqedonia e Veriut më shumë se gjysmën e vlerës së shkëmbimit tregtar e kryen me vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në pesë vendet e para përfshihet edhe Kina.

    “Në periudhën janar – tetor të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 47.6% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në totalin e përgjithshëm, vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 59.4 përqind.

    Në pesë vendet e para me të cilët kryen më shumë shkëmbim tregtar, vetëm në Gjermani eksporton më shumë sesa importon.

    Ndryshe, Maqedonia e Veriut më së shumti ka eksportuar katalizatorët për automjete, aeroplanë ose anije, ndërsa te importi kemi më shumë vajra të naftës.

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti është regjistruar deficit tregtar në vlerë 2 859 224 000 euro, ndërsa vetëm në muajin tetor ka pasur deficit 338 658 000 euro.

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit dhe arsimtarët në RMV deri në fund të vitit mund të aplikojnë për mjete financiare nëse janë fitues

    Lajmi i rradhës

    Nuk do të ndërtohen kampe refugjatësh në RMV, premtoi Milloshoski

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë