Nxënësit dhe arsimtarët në RMV deri në fund të vitit mund të aplikojnë për mjete financiare nëse janë fitues

    Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit do të pranojë kërkesa nga nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre për mbështetje financiare nëse janë fitues në gara shtetërore.

    “Kërkesa nga nxënësi, gjegjësisht nga mësimdhënësi i tij për pagesë të shpërblimit në të holla për vendin e parë të fituar në garë në nivel shtetëror në vitin shkollor, dorëzohen në Ministri më së voni deri me 31 dhjetor të vitit vijues kur është organizuar gara”, sqaroi Ministria.

    Aplikimi është i mundur në formë elektronike në portalin E-shërbime, ku duhet të bashkëngjiten edhe dokumentet e nevojshme.

    Shpërblimi është planifikuar për fituesit e garës, nëse gara është organizuar nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve.

    Lajmi Paraprak

    Ekonomia e Rusisë në kolaps, mund të çojë në rënien e Putinit

    Lajmi i rradhës

    Këto janë shtetet me të cilët RMV kryen më së shumti shkëmbim tregtar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë