Kievi në pritje të ftesës për samitin e NATO-s

    Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë Oleksiy Reznikov, ka thënë më 23 prill se shteti i tij është duke pritur ftesën për pjesëmarrje në samitin e NATO-s, që mbahet në Gjermani me iniciativë të Shteteve të Bashkuara.

    Pentagoni ka ftuar 40 aleatë për t’u takuar në Gjermani më 26 prill për të diskutuar për Ukrainën dhe nevojat afatgjata për siguri.

    Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka thënë se ministrat e mbrojtjes dhe gjeneralët e lartë të 20 shteteve, anëtare dhe joanëtare të NATO-s, tashmë kanë pranuar ftesën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

    Takimi është thënë se do të mbahet në bazën ajrore amerikane në Gjermani.

    Ukrainasit vazhdojnë të luftojnë me forcat ruse, të cilat po tentojnë të marrin kontrollin e lindjes dhe jugut të Ukrainës tash e dy muaj prej kur ka nisur lufta.

    Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pritet të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, me qëllim të diskutimit për paqe në Ukrainë.

    Ukraina e ka përfshirë synimin për anëtarësim në NATO në kushtetutën e saj, ndonëse presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky e ka pranuar se një gjë e tillë ka pak mundësi të ndodhë në të ardhmen e afërt.

    Presidenti amerikan, Joe Biden dhe liderë të tjerë kanë dërguar sasi të konsiderueshme armësh në Ukrainë dhe kanë paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin që forcat e tij të mos kalojnë “asnjë inç” të territorit të vendeve anëtare të NATO-s. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Punësimi i mjekëve të rinj, Sali: Drejtorët duhet të sigurojnë mjete dhe hapësirë

    Lajmi i rradhës

    Sonte zhvillohet super meçi Tyson Fury – Diallain Whyte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë