Punësimi i mjekëve të rinj, Sali: Drejtorët duhet të sigurojnë mjete dhe hapësirë

    Që nga viti 2020 në Ministrinë e Shëndetësisë nuk është hapur asnjë konkurs për pranimin e mjekëve të rinj. Ata disa herë i janë drejtuar në redaksinë e TV21 për ta pyetur ministrin për punësimet nëpër spitalet e qyteteve të vendit. Por i pari i shëndetësisë Bekim Sali thotë se drejtorët e spitaleve duhet të ndajnë mjete dhe hapësirë për punësime të reja.

     “Çdo menaxher i institucionit shëndetësor publik ka për obligim të sigurojë, hapësirë, mjete dhe kuadro për kryerjen e obligimeve të tyre. Kërkesa kohë pas kohe vijnë por sërish do ta them është përgjegjësi e çdo menaxheri ose drejtori institucioni shëndetësorë publik”, tha Bekim Sali, ministri i Shëndetësisë.

    Por Drejtori i Spitalit të Ohrit, Goran Balevskin, përmes telefonit i tha TV21 se nga Ministria e Financave është marrë pëlqimi për punësimin e mbi 30 mjekëve, infermiereve dhe punonjës të tjerë, por sipas tij, ka 2 vite që Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë pëlqim për pranimin dhe sistemimin e tyre.

    Përndryshe për t’u bërë një punësim në spital publik, drejtori duhet të njoftojë Ministrinë e Shëndetësisë, më pas Ministrinë e Financave ku duhet të sigurohen mjetet dhe në fund me pëlqim të Ministrisë Shëndetësisë hapet konkursi.

     “Procedura për plotësimin e konkursit në institucion shëndetësorë është e rregulluar në atë mënyrë që punësimi i punonjësve shëndetësorë, përkatësisht bashkëpunëtorëve shëndetësorë t’u bëhet për një procedure transparente të bazuar në kriteret e ekspertizës dhe kompetencës si dhe  zbatimin e parimit adekuat dhe të barabartë, përfaqësimi i të gjithësi etnive” thuhet në nenin 156,  punësimi i punëtorëve shëndetësorë, përkatësisht bashkëpunëtorëve shëndetësorë.

    Numri i mjekëve të pa punë ose atyre që presin prej disa vitesh për t’u punësuar në Maqedoni është i lartë.

    Lajmi Paraprak

    Sejdiu: BDI-ja i hakmerret komunës së Zhelinës

    Lajmi i rradhës

    Kievi në pritje të ftesës për samitin e NATO-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë